Vasfije Krasniqi në revistën “Vogue” – Në mesin e të mbijetuarave të dhunës seksuale nga e gjithë bota

Vasfije Krasniqi në revistën “Vogue” – Në mesin e të mbijetuarave të dhunës seksuale nga e gjithë bota

Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale në Kosovë, është përmendur në një artikull në revistën prestigjioze botërore “Vogue”.

Projekti përfshin fotografitë e më shumë se 250 grave që kanë përjetuar dhunën seksuale, në të gjithë botën.

“Fotografja dhe aktivistja Jadëiga Bronte ka koleksionuar mbi 250 portrete dhe deklarata personale të të mbijetuarave të dhunës seksuale në botë, që i rezistojnë logjikës së anonimitetit”, thuhet në përshkrim të artikullit. Kujtojmë që Krasniqi-Goodman ishte ndër të parat që në Kosovë dolën publikisht si të mbijetuara të dhunës seksuale në luftën e Kosovës. / Gazeta Enigma.


Related Articles