Gazetari Ermal Panduri ka publikuar një pjesë të përgjimeve ku dëgjohet duke folur Nazim Bllaca me një person të paidentifikuar, raporton Gazeta Enigma.
Aty, Bllaca, pretendon se po e formon Gjykatën Speciale. Në fund, edhe qeshet.
“Jam nxanë me Gjykatën Speciale, deri ta formoj. Hehehe”, dëgjohet ai.
Bashkëbiseduesi e pyeste “a po bëhet a”, teksqa Bllaca e pohonte.