Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dhënë përditësim rreth rastit të vdekjes në Lipjan të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq pas arrestimit nga Policia e Kosovës.
“Me urdhëresë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dje është kryer autopsia e të ndjerit Agon Zejnullahu. IML është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të marra gjatë autopsisë në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë”, shkroi Haxhiu.
“Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast”, u shpreh tutje ajo.
Ndërkohë, për këtë rast sot reagoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se “askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar”.