Deputeti i LDK-së: Katër vjet keqpërodime të buxhetit, është koha për arrestime

Deputeti i LDK-së: Katër vjet keqpërodime të buxhetit, është koha për arrestime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, para seancës së 45-të të konstituimit të Kuvendit u deklarua para mediave teksa ka kritikuar menaxhimin financiar të Qeverisë Kurti.

Zemaj thotë se duhet të ishin ngritur aktakuza dhe të ndodhin arrestime, për të gjitha keqpërdorimet që pretendohet që kanë ndodhur gjatë qeverisjes katër vjeqare të Kurtit.

Deputeti i LDK-së, potensoi se ekzistojnë kontrata të shumta, për të cilat është e dukshme se ka pasur shkelje.

“Sot do të duhej të kishim aktakuza të ngritura, e të mos them edhe arrestime për keqpërdorimin që ka ndodhur në buxhetin e Kosovës në këto katër vjet të Qeverisë Kurti. Ka shumë kontrata që janë evidente që ka pasur shkelje”, tha Zemaj./GazetaEnigma/

Related Articles