Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati

Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës në Pejë, ka zhvilluar një bastisje në kuadër të një aksioni kundër narkotikëve.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se gjatë këtij aksioni kanë arritur të konfiskojnë një sasi droge rreth një kilogram dhe dy armë.

Nikçi ka thënë se personi i dyshuar tashmë ndodhet në arrati dhe se po kërkohet nga Policia e Kosovës.

“Drejtoria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë, kanë bërë një bastisje ku kanë konfiskuar rreth 1 kilogram drogë dhe dy armë. Personi që dyshohet gjendet në arrati e Policia po punon për lokalizimin e arrestimin e tij”, ka thënë Nikçi.

Related Articles