Osmani e përsëritë: Trumpi personalisht ka parandaluar eskalimin e Serbisë në kufirin me Kosovën

Osmani e përsëritë: Trumpi personalisht ka parandaluar eskalimin e Serbisë në kufirin me Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përsëri ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump e ka ndalur eskalimin e situata në kufirin Kosovë-Serbi.

Gjatë një diskutimi në Hudson Institute, ajo ka thënë se Trupm personalisht është marrë me këtë çështje.

Sipas saj, kjo tregon qëllimin e presidentit amerikan për ruajtjen e paqes në rajon.

“Siç e ka thënë Presidenti Trump ai e ka parandaluar një tension, e ka parandaluar një eskalim, atë që Serbia po përpiqej ta bënte në kufirin me Kosovën. Por, ishte angazhimi i tij personal dhe roli i tij që e parandaloi që është një lidership i vërtetë në ruajtjen e paqes”, ka thënë Osmani,

Ndër të tjera, në këtë diskutim, ajo ka thënë se roli i ShBA-së në ruajtjen e paqes në botë është i pazëvendësueshëm.

“Sepse paqja, siç e dimë të gjithë nga lufta në Ukrainë, nuk duhet të merret kurrë si e mirëqenë. Është diçka që duhet mbrojtur vazhdimisht, duhet kultivuar vazhdimisht. Dhe roli i Shteteve të Bashkuara në këtë përpjekje është thelbësor. Është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm”, është shprehur Osmani.

Related Articles