Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri

Policia jep detaje për plagosjen në Vushtrri

Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gojbul të Vushtrrisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në lidhje me rastin Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje, ku sipas organeve të rendit viktima ishte qëlluar me armë zjarri derisa po e ruante një pronë private.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

Gojbulë, Vushtrri / 12.07.2025 – 20:59. Viktima m/k, nga persona të pa njohur është plagosur me armë zjarri, për deri sa ishte duke e ruajtur një pronë private. Viktima është dërguar në QKUK. Dy gëzhoja janë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles