Kryekuvendari Glauk Konjufca, ka uruar myftiun Naim Tërnava për festën e Kurban Bajramit, gjatë një vizite në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Gjatë vizitës Konjufca uroi të gjithë qytetarët e besimit mysliman duke thënë se vizita e sotme ishte produktive dhe me një mesazh të qartë për tolerancë.
“Erdhëm për një vizitë tek Bashkësia Islame e Kosovës, dhe ishte një vizitë e mirë, sepse janë shumë të rëndësishme dhe që Qeveria me takime tradicionalisht kanë ndodhur, sepse Bashkësia Islame ka bërë një punë të jashtëzakonshme, dhe edhe njëherë e risollëm mesazhin dhe porosinë e shenjtë si një festë e sakrificës, tolerancës, solidaritetit dhe të mirës së përgjithshme. T’i ndihmojmë ata që kanë nevojë, gjë që Bashkësia Islame e ka kultivuar këtë gjë”, tha Konfjuca.