Ambasada amerikane njofton për vizitën e zyrtarit të DASH-it në Kosovë

Ambasada amerikane njofton për vizitën e zyrtarit të DASH-it në Kosovë

Të hënën Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar për vizitën e zyrtarit të DASH-it, Brendan Hanrahan, në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Ata i kanë quajtur “konstruktive” takimet e tij me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës e bizneset.

“Ishte kënaqësi të pres zyrtarin e lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Kosovë fundjavën e kaluar. Vizita e tij përfshiu takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe komunitetin e biznesit, si dhe vizita në Camp Film City dhe Camp Nothing Hill, për të çuar përpara përpjekjet amerikane drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Ai gjithashtu gjeti kohë për të bërë një turne në vendin e bukur dhe historik të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Manastirin e Graçanicës. Shijoni disa foto nga vizita”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Related Articles