Një person ka vdekur në vetaksident në Autostradën “Ibrahim Rugova” për shkak të humbjes së kontrollit mbi kamionetën që po drejtonte, raporton Gazeta Enigma.
Lëndime ka pësuar edhe pasagjeri me të i cili është dërguar për tretman mjekësor.
“Autostrada Ibrahim Rugova, Dalja Prizren Jug / 14.07.2025 – 19:45. Është shkaktuar një vet-aksident trafiku ku si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e një kamionete ka humbur jetën drejtuesi i saj mashkull mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar në trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.