Osmani njofton për hapjen e laboratorit të ri në Spitalin e Fëmijëve ‘Sheikha Fatima

Osmani njofton për hapjen e laboratorit të ri në Spitalin e Fëmijëve ‘Sheikha Fatima

Zyra e Presidencës së Kosovës të premten ka njoftuar se donatori ‘Khalifa Foundation’ ka përkrahur Kosovës me laborator të ri në spitalin ‘Sheika Fatima’.

“I pajisur me teknologji bashkëkohore, ky laborator do t’i mundësojë këtij institucioni publik shëndetësor të realizojë shumicën e analizave, brenda vetë spitalit pediatrik. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e efikasitetit, cilësisë dhe qasjes së qytetarëve në shërbime më të avancuara laboratorike, me theks të veçantë tek fëmijët, të cilët janë përfituesit më të ndjeshëm dhe më të rëndësishëm të këtyre investimeve” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas presidencës, një pjesë e këtyre pajisjeve të reja do të përdoret në repartin e neonatologjisë.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje të thellë për popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe, në veçanti, për Lartmadhërinë e saj, Sheika Fatima bint Mubarak Al Ketbi, për kontributin e çmuar dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Related Articles