Në afat rekord është lëshuar në qarkullim ura në Llabjan

Në afat rekord është lëshuar në qarkullim ura në Llabjan

Në një afat rekord prej vetëm 32 ditësh, është përfunduar ndërtimi i urës së re në fshatin Llabjan. Ura, e cila ka një gjerësi prej 13 metrash, është demoluar dhe ndërtuar nga e para në kohë rekord, duke u bërë një nga projektet infrastrukturore më efikase të realizuara së fundmi në vend, shkruan Gazeta “Enigma”.

Projekti ka pasur një rëndësi të veçantë për qytetarët të cilët frekuentojnë çdo ditë rrugën Gjilan-Prishtinë, të cilët prej kohësh janë përballur me vështirësi në qarkullim për shkak të infrastrukturës së vjetëruar.

Me përfundimin e kësaj ure moderne, pritet që të përmirësohet ndjeshëm lidhja rrugore si dhe të rritet siguria në komunikacion.

Përveç përfundimit të urës në Llabjan, po punohet shumë pikërisht në rrugën Bresalc–Kizhnicë, e cila po ndërtohet me standarde evropiane.

Kjo rrugë pritet jetë ndër rrugët më moderne në rajon, duke përfshirë sistem të mirë të drenazhimit, trotuare.

Ky projekt është investim nga Ministria e Infrastrukturës për rrugën nacionale N25.2 Segmenti Bresalc – Kizhnicë, me një gjatësi prej 27884.94m dhe me ritmin e punimeve dhe cilësinë e cila është duke u bërë pritet të përfundojnë para afatit kohor, ose edhe në afat rekord.

/Gazeta Enigma/

Related Articles