Zemaj: Kryeneçësia e LVV-së për pushtet absolut, po i kushton Kosovës

Zemaj: Kryeneçësia e LVV-së për pushtet absolut, po i kushton Kosovës

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për mediat para hyrjes në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, për të marrë pjesë në vazhdimin e 53 të seancës konstituive.

Ai theksoi se kokëfortësia e Lëvizjes Vetëvendosje për të pasur pushtet absolut po i kushton tërë Kosovës.

“Kryeneçësia e LVV-së për të qenë në një pushtet absolut po i kushton Kosovës, dhe sot jemi në muajin e pestë të moskonstituimit të Kuvendit. Sot është dita e fundit deri në përfundimin e masës së përkohshme, të datës 8 gusht”, tha Zemaj.

Sipas tij, duhet shfrytëzuar çdo moment për të themeluar institucionet.

Megjithatë, ai tha se nuk pret që “me këtë logjikë dhe bllokadë nga LVV, nuk pres se do të ketë diçka edhe pas dy jave”.

LDK, tha ai, voton mbi bazën e marrëveshjes politike dhe mbi bazë të gjykimit të tyre nëse kërkohet që ata të jenë vendimmarrësit apo pjesëmarrësit në vendimmarrje për të krijuar instucionet e reja.

“20 deputetët janë koshientë edhe ndaj veprimeve, por edhe ndaj vendimeve të kryesisë së LDK-së dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së”, deklaroi Zemaj.

Related Articles