Seancë sot në ora 22:00, Krasniqi: Është tallja me shtetin dhe qytetarët

Seancë sot në ora 22:00, Krasniqi: Është tallja me shtetin dhe qytetarët

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk është serioze përpjekja e fundit të VV-së për konstatimin e Kuvendit, e cila është ftuar ora 22:00 nuk është serioz.

Ai ka thënë se kjo është një përpjeke e re për tallje me shtetin dhe qytetarët. 

“Meqenëse vazhdimi i abuzimit u shfaq edhe sot në qasjen autoritare e imponuese që e kemi ndjekur që nga seanca e parë nga ana e kryesuesit. Dhe ai na ftoj përsëri që të jemi këtu edhe një herë në ora 22:00. Siç po shihet jo për të bërë zgjidhje, apo për ta respektuar Kushtetutën, por për ta vazhduar talljen me shtetit dhe me qytetarët. Unë nuk po e mbaj fjalën tash, por me mirëkuptim po kërkoj me vazhdimin e seancës që do ta bëjmë në ora 22:00”, ka thënë Krasniqi.

Related Articles