Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Ferizaj, ku një person ka vdekur derisa një tjetër është lënduar në vendin e punës, raporton Gazeta “Enigma”.
Lidhur me rastin edhe policia ka dhënë detaje.
Kanun Veseli, zëdhënës për rajonin e Ferizajt, tha se derisa viktimat kishin qenë duke punuar është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi).
“Dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti në hetime”, deklaroi ai.
Veseli theksoi se rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse”.