Të mërkurën njësitë relevante policore dhe oficerët doganorë kanë kapur një sasi prej 1.46 gram substanca të dyshuara narkotike në Merdare, raporton Gazeta Enigma.
Sasia e llojit marihuanë është kapur pas kontrollit të detajuar në veturën me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar e dyshuara femër, shtetase e huaj. Sipas policisë, droga i përkiste të dyshuarit mashkull kosovar.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.