Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale të 17 shkurtit.
Mushkolaj ka bërë edhe një prognozë se kush mund të dalë fitues nga ky proces elektoral
Ai theksoi se kryesisht në Kosovë luan rol shumë të madh në zgjedhjet lokale se kush është në pushtetin qëndror.
“Se si do të jetë rezultati i zgjedhjeve l0kale varet prej shumë faktorëve. Zgjedhjet lokale janë shumë ma specifike se ato nacionale. Për Vetëvendosjen duhet me dëshmu se fitorja e 14 shkurtit nuk ka qenë rastësi dhe votë ndëshkimi. Për partitë e tjera është me rëndësi t’i ruajnë komunat që kanë e sidomos partitë e vogla. Në Kosovë luan shumë rol se kush e ka pushtetin qëndror kur votohet nëz gjedhjet lokale. Ç’ka kemi pa deri tash investimet kanë shku kryesisht nga pushteti qëndror tek komunat që ato i kanë patur” tha Mushkolaj në Debat Plus raporton Gazeta Blic.