Reprezentuesi i Shqipërisë Rey Manaj ka impresionuar me paraqitjen e tij në miqësoren e FC Barcelona kundër Gimnastic Tarragona 4:0.
Barcelona është paraqitur me ekipin alternativ, por paraqitja e mirë e Rey Manajt ka bërë që shtabi teknik, komentatorët e bashkëlojtarët të flasin me respekt të posaçëm, që rrjedhimisht është një hap gjigant për të ardhmen, që ta shohim në përbërjen kryesore të Barcelonës.
Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e dytë. Së pari Manaj ka shënuar 61′ për ta zhbllokuar rezultatin, ndërsa golin e dytë për Barcelonën e ka shënuar Alex Collado në minutën 85′. Futbollisti Rey Manaj më pas ka shënuar edhe dy gola tjerë në fund të takimit, saktësisht në minutat 87′ e 90′ nga penaltia, për ta mbyllur takimin me 4:0 në tërësi, duke lënë prapa ndeshjes edhe një performancë të jashtëzakonshme për mbamendje të gjatë, raporton Gazeta Enigma.