Vizita e Baker, Ambasada Amerikane: Përforcoi partneritetin mbrojtës ShBA-Kosovë

Vizita e Baker, Ambasada Amerikane: Përforcoi partneritetin mbrojtës ShBA-Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka shkruar rreth vizitës që e pati Zëvendës-ndihmës Sekretari i Mbrojtjes David Baker.

Në shkrimin e Ambasadës, përmenden takimet që i zhvilloi zyrtari i lartë amerikan.

“Falënderime për Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes David Baker dhe Gjeneral Brigade Chris McKinney për vizitën e tyre në Kosovë, ku u takuan me Presidenten Osmani, Kryeministrin në detyrë Kurti, Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci, Komandantin e FSK-së, GjeneralLejtnant Jashari dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani”.

Pos tjerash, u vizitua edhe baza ushtarake Bondsteel dhe u takuan ushtrinë amerikane aty.

“Gjatë gjithë vizitës, DASD Baker përforcoi partneritetin mbrojtës SHBA-Kosovë dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në mbështetje të paqes dhe stabilitetit rajonal”.

Related Articles