Kurti: Do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kurti: Do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, lidhur me vendimin e presidentes Osmani për tërheqjen e kërkesës së nga Gjykata Kushtetuese tha se presidentja nuk ka qenë në dijeni se ai do të jetë kryesuesi i çështjes që do të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Kurti shtoi se do ta respektojë vendimin e Kushtetueses.

“Atëherë pati aplikuar për t’u bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Deputetja jonë, në emër të Grupit Parlamentar, asokohe ishim në opozitë, Albulena Haxhiu i pati shkruar letër Zyrës së Presidentit, por fatkeqësisht as presidenti i atëhershëm më vitin 2018, as kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2018, nuk e kanë parë të arsyeshme që ta ndalin një proces të tillë, sepse është absurde që dikush i cili, sipas informacioneve që kemi nga institucionet e sigurisë, është i papërshtatshëm dhe rrezik për rendin tonë kushtetues tash të gjykojë mbi një çështje kushtetuese”, tha Kurti.

“Mendoj që duhet të presim edhe fare pak ditë, do të na njoftojnë se çfarë kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Kurti.

Ndërsa lidhur me takimin me me emisarin Special i BE-së, Peter Sorensen, Kurti tha se ishte një takim i gjatë me ç‘rast diskutuam për gjendjen e komuniteteve në Kosovë, në veçanti për komunitetin serb.

“Ishte një takim i gjatë me emisarin Special i BE-së, zoti Sorensen me ç‘rast diskutuam për gjendjen e komuniteteve në Kosovë, në veçanti për komunitetin serb. Unë e njoftova atë për të drejtat e komunitetit serb që i gëzon sipas Kushtetutës së Kosovës dhe, përveç se i kanë ulëset e rezervuara në Kuvendin e Republikës, gjithashtu gjuha zyrtare serbe është jo vetëm në komuna ku ata janë shumicë serbe, por gjithandej në çdo nivel”, tha Kurti.

Kurti mes tjerash bëri të ditur se rreth 100 serbë të rinj janë punësuar në veri të vendit, pasi kryetarët atje janë shqiptarë, të cilët kanë nënkryetarë serb.

Related Articles