Selami dhe Edmond Hasani – babë e bir – që ishin dy nga viktimat në vrasjen e trefishtë në Gjilan, do varrosen sot në varrezat e Gjilanit, pas namazit të Ikindisë.
Njoftimi u bë nga familjarët e viktimave, ndërkohë që edhe dhëndri i tyre, Abedin Hoxha, i cili mbeti i vrarë, do varroset në të njëjtën kohë, në Kopërnicë.
I dyshuari kryesor, Mefail Shkodra, bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, janë ende në arrati.