Sipas asaj që raporton iberikja, “El Mundo Deportivo”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është vendosur në shënjestrën e skuadrës spanjolle Cadiz dhe asaj portugezes Famalicaos.
Paraqitjet e fundit të sulmuesit lushnjar kanë bërë që skuadrat të vihen menjëherë në lëvizje për të.
Manaj aktivizohet tek skuadra e dytë e Barcelonës, por menjëherë sapo iu dha mundësia tek skuadra e madhe e katalanasve ai u tregua i zoti duke realizuar një tripletë, diçka historike për një lojtar shqiptar.
Vera pritet të jetë nxehtë për sulmuesin në këtë afat kalimtar.