72 vatra zjarri në 12 orët e fundit në Kosovë – 11 prej tyre ende aktive

72 vatra zjarri në 12 orët e fundit në Kosovë – 11 prej tyre ende aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) njofton se gjatë 12 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 72 vatra zjarri, prej të cilave 11 vazhdojnë të jenë aktive.

Sipas AME-së, përveç ndërhyrjeve të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse që kanë lokalizuar 61 vatra, situata menaxhohet në koordinim me Policinë e Kosovës. Për shuarjen e një zjarri në Kamenicë, është angazhuar edhe KFOR-i.

“AME/MPB njofton se gjatë 12 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 72 vatra zjarri në vend. Nga to, 11 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 61 vatra janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.”, thuhet në njoftim.

Sipas AME-së, situata më e rënduar është në Komunën e Kamenicës, konkretisht në fshatin Tugjevc dhe fshatin Gmicë, ku në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv i AME-së, i cili ka ndjekur situatën nga afër.

“Në këtë rast është bërë kërkesë për angazhim të KFOR-it, për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit.”, thuhet më tej.

Related Articles