Rrëfimi tronditës i 13-vjeçares nga Gjilani që u rrah nga bashkëmoshataret

Rrëfimi tronditës i 13-vjeçares nga Gjilani që u rrah nga bashkëmoshataret

Javën e kalur njû 13-vjeçare nga Gjlani ishte viktimë e një dhune fizike nga një grup i bashkëmoshatareve të saja, ka rrëfyer për “Piranjat” momentet e tmerrit që përjetoi, raporton Gazeta “Enigma”.

Viktima bashkë me dëshmitaren treguan detaje tronditëse të asaj që ndodhi. Sipas rrëfimit të viktimës, ajo ishte ftuar nga disa vajza që i njihte si shoqe për një takim, por përfundoi duke u përballur me dhunë dhe kërcënime serioze për jetën.

“Rrugës ma kanë ba që në mahall të vet janë tum prit mem rreh, veç sa mem shti me shku te shtëpia e braktistë. Njërën nuk e kam njoft, njërën e kam pasur si motër, dy i kam pas shoqe shumë të mira. Njëra ka bërë video, katër kanë shpreh dhunë, njëra veç ka nejt”, tha ajo.

Tutje ato kanë treguar se ngjarja ka ndodhur në një ambient të izoluar ku vajza u mbajt përreth 50 minuta. Ajo u godit me shpulla e shqelma dhe nuk kishte mundësi të kërkonte ndihmë. Më pas, për shkak të frikës, nuk e tregoi rastin menjëherë as tek familjarët.

“S’ka pas shanse mem pa askush. Të nesërmen kur më kanë pa iu kam thënë se jam rrëzu me trotinet, se më kanë shtanazhu që nëse i tregoj dikujt, ma bëjnë hala ma zi herën tjetër”, shprehet viktima.

Një dëshmitare tjetër që ndodhej në vendin e ngjarjes konfirmoi dhunën dhe kërcënimet që kishte dëgjuar dhe përjetuar.

“Më kanë kërcënuar edhe mua, më kanë thanë që kanë mem ther, mem mbyt. Ma kanë ba që nëse një njeri i gjallë e merr vesh, nuk ka mem ra mu mirë. Ka pas shpulla, shqelma. Nuk kam guxua me shku sepse jam frikësuar që pom therin”, rrëfen dëshmitarja.

Kujtojmë se ky rast ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, duke nxitur thirrje për veprim të shpejtë të institucioneve ndaj dhunës mes të rinjve.

Related Articles