Statovci me kritika ndaj Ramës: Ka ardhë në pushtet me improvizime

Statovci me kritika ndaj Ramës: Ka ardhë në pushtet me improvizime

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke e akuzuar atë për qeverisje të bazuar në improvizime.

E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Statovci u shpreh se Rama erdhi në pushtet përmes vizatimeve dhe projekteve 3D, të cilat, sipas saj, nuk u realizuan në praktikë dhe u përdorën vetëm si mjete për të fituar zgjedhjet.

“Mendoj se, me aq sa kemi parë gjatë qeverisjes së fundit në Prishtinë, e gjithë qeverisja ka qenë një lloj improvizimi. Ai erdhi në pushtet me improvizime – i kujtojmë vizatimet, renderat dhe projektet 3D, të cilat u prezantuan si projekte transformuese, por mbetën vetëm premtime në letër,” tha Statovci.

Ajo shtoi se Rama po vazhdon me të njëjtin stil udhëheqjeje: “Duket se përmes improvizimeve po tenton të mbulojë edhe ato të mëparshmet, gjatë tërë këtij mandati.”

Deputetja gjithashtu konfirmoi se Lista Guxo e mbështet kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme, megjithëse dy subjektet do të garojnë me lista të ndara për Kuvendin Komunal.

Related Articles