Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka miratuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 2.5 milionë euro nga Radio Televizionit të Kosovës, për siç është thënë “qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik”.
Vendimi u mor në një mbledhjen e sotme elektornike të Qeverisë.
Punonjësit e transmetuesit publik kanë mbetur pa paga, meqë në mungesë të konstituimit të Kuvendit nuk është rialokuar buxheti për gjysmën e dytë të vitit. Punëtorët kanë protestuar dhe kërcënuan me grevë e mosraportim për ngjarje nëse nuk veprohet shpejt.
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka iratuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 2,540,000 euro të Radio Televizionit të Kosovës për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik. “, ka njoftuar Qeveria.
Njoftimi i plotë:
Miratuar kërkesën e Komunës së Mitrovicës së veriut për ndarje të mjeteve financiare në shumë prej 24,236.29 euro dhe shtim të dhjetë (10) pozitave të reja në Komunën e Mitrovicës së veriut;
Miratuar kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për transfer të mjeteve buxhetore në shumë prej 2,300,000 euro, deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve “Investime Kapitale”, për përkrahjen financiare të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme për blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese;
Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumë prej 489,932.72 euro të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore PRN046 “FAN Zahir Pajaziti”;