Marash Kumbulla shok skuadre me Vedat Muriqin, mbrojtësi shqiptar arrin marrëveshje

Marash Kumbulla shok skuadre me Vedat Muriqin, mbrojtësi shqiptar arrin marrëveshje

Mbrojtësi Marash Kumbulla nga tani do të jetë shok skuadre me Vedat Muriqin.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Mallorca ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e 25 vjeçarit.

Marrëveshja është bërë në formë huazimi me opsioni blerjeje prej 8 milionë eurosh.

Lojtari është autorizuar të udhëtojë drejt Mallorca ku janë caktuar edhe vizitat mjekësore.

Kumbulla e njeh kampionatin spanjoll, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Espanyolit, ku shënoi tre gola.

Related Articles