Granit Xhaka e nis me fitore te Sunderlandi në Premier League

Granit Xhaka e nis me fitore te Sunderlandi në Premier League

Skuadra e Sunderlandit ka shënuar fitore të thellë 3:0 ndaj West Hamit, në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Premier League.

Ekipi i inkuadruar këtë sezon në elitën e futbollit anglez, arriti fitore të madhe në debutim për sezonin 2025/26.

Golat për ekipin “kuqebardh” i shënuan: Ballard, Mayenda dhe Isidor.

Kujtojmë që në këtë takim luajti Granit Xhaka, i cili ishte lider i pabesueshëm në këtë përballje.

Sunderland shkon në kuotën e tri pikëve.

Related Articles