Skuadra e Gjilanit ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Enur Totre, i cili vjen si një përforcim në repartin e mesit të fushës, shkruan Gazeta “Enigma”.
Totre është 28-vjeçar, i lindur më 29 tetor 1996 në Tetovë, dhe ka shtetësi të dyfishtë – shqiptare dhe maqedonase.
Ai luan si mesfushor qendror, është 1.82 metra i gjatë dhe përdor këmbën e djathtë si dominante.
Totre është një ndër prurjet e shumëta që ka bërë Gjilani në këtë merkato verore, duke forcuar ekipin në shumë pozita.