Një zjarr i madh është duke u përhapur me shpejtësi në rrugën Gjilan – Ferizaj, në hyrje të fshatit Livoç i Ulët, raporton Gazeta “Enigma”.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma”, ka kontaktuar me zëdhënës komandantin e zjarrfikësve në Gjilan, Murat Ramadani i cili ka njoftuar se nuk ka lë lënduar nga ky zjarr me përmasa të mëdha.
Tutje ai tha se është një zjarr fushor dhe se dy ekipe kanë dalë në teren për lokalizimin e zjarrit pasi shumë afër ka shtëpi dhe objekte afariste.
“Fatmirësisht deri më tani nuk ka të lënduar”, tha ai.
Ramadani ka theksuar se është “zjarr fushor, por ka përmasa shumë të mëdha. Jemi angazhuar dy ndërrimet që të lokalizohet zjarri pasi shumë afër ka shtëpi të banueshme dhe objekte afariste”. /Gazeta Enigma/