Një grua 32-vjeçare ka deklaruar në policinë e Ferizajt se në shtëpinë e saj ishte keqtrajtuar fizikisht nga vjehrri 62-vjeçar dhe vajza e tij 20-vjeçare, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me pronësinë e një veture, raporton Gazeta Enigma.
Si pasojë, viktimës i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe ajo ka pranuar tretman mjekësor.
Policia bën të ditur se njësiti i hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri – pushkë automatike me dy karikatorë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tyre është iniciuar rast për veprat penale: “Lëndimi i lehtë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.