U godit nga traktori, vdes burri në Lipjan

U godit nga traktori, vdes burri në Lipjan

Policia ka njoftuar se një burrë ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik me traktor dje në Lipjan, raporton Gazeta Enigma.

Sipas raportit 24-orësh, viktima dyshohet se nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt, derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur atë.

“Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Related Articles