Hoti: Masa më e thjeshtë për t’u mbrojtur nga COVID-19 është vaksinimi

Hoti: Masa më e thjeshtë për t’u mbrojtur nga COVID-19 është vaksinimi

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ditën e sotme është rritur dukshëm, ku vetëm sot janë regjistruar 28 raste.

Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë ka thënë se qytetarët duhet t’i respektojnë masat e vëna nga qeveria dhe mos të abuzojnë me to.

“Ajo çfarë duhet të bëjnë qytetarët e vendit është që të mos abuzojnë me masat që janë në fuqi, t’i respektojnë ato maksimalisht, nuk ka shumë masa restriktive”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se rastet e sotme tregojnë se situata shumë shpejt mund të ndryshojë duke bërë që t’i nënshtrohemi një vale të re të COVID-19 e cila për pasojë do të kishte mbingarkesën e institucioneve shëndetësore si dhe pasoja të tjera, njofton KlanKosova.tv

Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve mbi 18 vjeç që të vaksinohen pasi sipas tij kjo është rruga e vetme e mbrojtjes ndaj këtij virusi.

“Qytetarët ta shfrytëzojnë një mundësi që e kanë kërkuar kaherë që të vaksinohen me vaksinë kundër CIOVID-19 për arsyen e thjeshtë sepse kështu siguron mbrojtje për veten, për familjen, për rrethin dhe për shtetin dhe krijojnë mundësi edhe për ruajtjen e shëndetit por njëkohësisht edhe ushtrimit të veprimtarive në rrafshin social dhe ekonomik”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se ka vaksina të mjaftueshme në stokun e ministrisë dhe qytetarët mund të zgjedhin se cilën vaksinë duan ta marrin.

Ai po ashtu shtoi se Ministrisë së Shëndetësisë do t’i rekomandohen masa që janë më adekuate për të nxitur një përgjigje më të madhe sa i përket vaksinimit.

“Po punojmë me influencues, me media, me punëtorë shëndetësorë që ditëve në vijim të kemi sa më shumë komunikim me qytetarët dhe t’ua shpjegojmë në dertaje nevojën,. Benefitet që ka vaksinimi dfuke e reduktuar atë hendekun e atyre që ende hezitojnë ta marrin vaksinën, pra ka nevojë opër një fushatë më të madhe”, ka thënë ai.

Related Articles