Vetura godet motoçikletën, lëndohen dy persona

Vetura godet motoçikletën, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime pas një aksidenti ndërmjet një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Lajmi për Gazetën Enigma është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:10 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha ai.

Borovci tha se me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta Enigma/

Related Articles