Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së drejtoreshës së Shëndetësisë, Greta Kryeziu, raporton Gazeta Enigma.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të koleges sonë në Aleancë, Greta Kryeziu, drejtoreshë e Shëndetësisë në Kamenicë”.
Ai tha se “një sëmundje e rëndë ia mori jetën brenda pak ditësh, duke lënë dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe miqtë”.
“Greta ishte vajzë e përkushtuar, me shumë plane për të ardhmen. Ajo do të kujtohet si profesioniste e zellshme dhe bashkëpunëtore e çmuar. Ka qenë kandidate për deputete dhe së fundmi kandidate për Asamblenë Komunale në Kamenicë, duke treguar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për shërbimin ndaj qytetarëve”, theksoi Haradinaj.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve. U prehtë në paqe!”.