Loja e LVV-së me emra e vazhdon bllokadën – Ngërçit s’i shihet fundi

Loja e LVV-së me emra e vazhdon bllokadën – Ngërçit s’i shihet fundi

Edhe një dështim, me dy emra të ndryshëm për pozitën e kryeparlamentares u shënua të mërkurën në tempullin e demokracisë, shkruan Gazeta Enigma. As Albulena Haxhiu në tentativën e parë, e as Donika Gërvalla në të dytën nuk arritën të marin votat e nevojshme për t’u ulur në ulësen e kryeparlamentares.

Të pranishëm në sallë sot ishin 119 deputetë, teksa vetëm 57 vota i siguruan nga dy kandidatet.

Votimi për kryeparlamentarin u bë në mënyrë të hapur dhe, sipas vendimit, një kandidat mund të hidhet në votim vetëm deri tri herë.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, thirri pas 48 orësh për seancën tjetër, ku do provohet përsëri zgjedhja e kryeparlamentrit/es.

Opozita njëzëri kundër Haxhiut e Gërvallës për pozitën e kryeparlamentarit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e parë nuk e ka shumicën dhe se ‘shumica nuk bëhet pa një marrëveshje politike’.

Ai tha po ashtu, se ‘pa një marrëveshje politike, nuk ka as numra, e as kryetar Kuvendi’.

“Është e qartë se thelbi i problemit ka qenë te mungesa e shumicës.

Përvec që kemi humbur plot 48 seanca rresht me shkeljeKushtetuese, në thelb të problemit kemi mungesën e shumicës, pra nuk ka numra. Partia që ka dalë e para, refuzon të bëjkompromis me partitë tjera që janë alternativë dhe rrjedhimishtkemi bllokadë.

LDK nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe nukmbështet kandidat pa marrëveshje politike”, tha ai.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka përsëritur qëndrimin se kjo parti nuk do të votojë për kryeparlamentar asnjë nga deputetët që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti.

“PDK siç ka thënë prej fillimit ne do të votojmë një kandidat tëpranueshëm që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit. Nuk ka vota për Albulena Haxhiun. Nuk ka vota për askënd qëka qenë ministër. Unë emrat nuk ua imponojë Vetëvendosjes. Ta shohim çka sjellë seanca pasnesër”, tha Krasniqi.

Kurse deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se i takon LëvizjesVetëvendosje që të sigurojë votat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Ajo tha se diçka e tillë i takon VV-së, dhe se partitë tjera s’e kanë për obligim të votojnë kandidatët nga radhët e kësaj partie.

“Vetëvendosje duhet të angazhohet për sigurimin e 61 votave. Ne kemi drejtë të marrim pjesë në seanca, por se kemi obligim të votojmë kandidatë të VV-së”, tha deputetja e AAK-së.

Koalicioni LVV-Guxo të zhgënjyer

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, ka thënë se u vërtetua sot se në Kosovë janë dy blloqe – njëri me 57 vota që ka dalë ngavotat e popullit dhe blloku tjetër, LDK, PDK, AAK, Lista Serbe dhe disa deputetë në mes, që e duan të bllokuar Kuvendin.

Murati tha se fakti që e sollën një emër të ri si propozim dhe nuk mori votat e mjaftueshme, dëshmon për taktikat bllokuese të partive ish opozitare ndaj institucionit të Kuvendit.

“Tashmë çdo gjë është kristal e qartë. Ajo çfarë e kemi thënë nëfillim u vërtetua sot në mënyrën më të mirë. Megjithëse ne pritëm që të reflektojë opozita, e pamë që sot në Kosovë jemi dy blloqe: 57 vota që kanë dalë nga vullneti i popullit, LëvizjaVetëvendosje, GUXO, Alternativa dhe partitë tjera partnere dhe blloku tjetër: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe me 56 deputetë, si dhe disa deputetë ndërmjet, që janë të interesuar ta mbajnë të bllokuar Kuvendin, me veprime të tilla tentojnë nën tavolinë ta vjedhin vullnetin e  popullit”, tha ai.

“Ne propozuam Haxhiun, thanë duhet ta ndërroni. Dhe deri mësot disa mund të kenë besuar që opozita e ka të sinqertë që nësendërrohet kandidati, mund të votohet Haxhiu. Por kurpropozuam Gërvallën, ndodhi e njëjta gjë. Kjo është dëshmia mëe mirë që kemi të bëjmë me taktika bllokuese ndaj institucionittë Kuvendit. Synimi i tyre është që ta kthejnë një qeverisje tëvitit 2019, kur ka qenë edhe Lista Serbe. E shihni që koalicioni ityre funksionon në mënyrë perfekte. Por populli i njeh dhe nukua ka dhënë votat”, tha Murati.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci tha se është e qartë se emri i Albulena Haxhiut nuk është problemi për opozitën.

Sipas tij, sot ka koordinim mes partive opozitare dhe Listës Serbe.

“Unë i kam pas disa pritshmëri te disa parti politike. Kam pas pritshmëri te LDK-ja, sepse nëse e shohim në gjenezë Donika Gërvalla është më LDK se këta që sot janë në logon e LDK-së. Nuk e kam heq nga lista e pritshmërisë as AAK-në”, ka thënë ai.

“Opozita e gatshme për zgjidhje – LVV po e zhagitë konstituimin”

Analisti Agon Maliqi, tha se opozita po tregohet e gatshme për konsituimin e Kuvendit, duke treguar kushtet e tyre për votimin e një kandidati potencial për kryeparlamentar.

“Ish-opozita po tregohet më se korrekte dhe e gatshme me e votu një emër më konsensual prej VV. AAK madje po i bën publik emrat e pranueshëm. PDK e ka si kriter të mos qenit ministër në mandatin e kaluar. Ku është problemi me u ulë e me diskutu këtë punë me ta?”, tha ai.

Sipas tij, LVV-ja po e ‘zhagitë’ konstituimin për dy arsye të mundshme.

“I pari shpjegim është mungesa e dëshirës me projektu dobësi para publikut dhe me e pranu se rezultati i zgjedhjeve në fakt paska qenë një fitore relative që imponon konsensus. I dyti shpjegim – dhe më i mundshmi që tani po duket edhe më qartë – është se e gjithë kjo dramë disa muajshe, që e detyroi edhe ndërhyrjen e gjykatës, ka qenë një zhagitje e qëllimshme për të mos e lejuar konstituimin e kuvendit dhe fillimin e afateve ligjore për formimin të qeverisë”, përfundoi ai.

“Skenar i ri i VV-së”

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala ka theksuar se situata aktuale është një “skenar i ri” i Lëvizjes Vetëvendosje, që po krijon bllokime të mëtejshme në procesin e zgjedhjes së drejtuesve të Kuvendit.

“Në bazë të deklarimeve edhe të subjekteve politike që i pamë, ikemi mbi 30 deputetë që i kanë votat për kryetar të Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës po thotë kushdo tjetër të jetëkandidat për kryetar të Kuvendit, vetëm të mos jetë pjesë e Qeverisë Kurti”, tha Shala.

Ai ka shtuar se nëse situata vazhdon pa marrëveshje tënevojshme politike, kjo do të përbënte një tjetër pengesë përpërparimin e procesit.

“Në këtë situatë, nëse vazhdohet në këtë mënyrë duke mosreflektuar me kandidatët për të cilët i kanë votat, apo duke mosbërë marrëveshje politike, thjesht është një skenar i radhësbllokues”, theksoi Shala për Gazetën Enigma.

Ai shtoi se seanca e sotme duhej të kishte vazhduar, duke sjellë emra të tjerë kandidatëve për kryetar të Kuvendit.

“Seanca e sotme nuk do të duhej të përfundonte, por do të duhejtë vazhdohej me emra të kandidatëve të tjerë” përfundoi ai./Gazeta Enigma/

Related Articles