Arta Bajrami i shkruan letër Kurtit dhe Osmanit, ka tri kërkesa

Arta Bajrami i shkruan letër Kurtit dhe Osmanit, ka tri kërkesa

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka publikuar sot një letër të hapur drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentes, Vjosa Osmani.

Në një shkrim të fuqishëm emocional në Facebook, ajo nuk foli si artiste, por si nënë e dy fëmijëve me autizëm, duke ngritur zërin për mungesën e kujdesit institucional ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.

Bajrami kritikoi ashpër ngërçin politik që ka lënë vendin pa institucione funksionale pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke thënë se “jeta e qytetarëve është lënë peng i pazareve politike”.

Në letrën e saj, ajo renditi tri kërkesa kryesore për udhëheqësit e shtetit:

  1. Formimin e menjëhershëm të institucioneve për t’i dhënë fund krizës politike.
  2. Miratimin pa vonesë të ligjit për fëmijët me nevoja të veçanta, i cili është vonuar prej vitesh.
  3. Mbështetjen e projektit të humanistit Halil Kastrati për ndërtimin e një residence për fëmijët me autizëm.

“Unë nuk po ju lutem, po ju kërkoj me të drejtën që ma jep statusi i qytetares, i nënës dhe i një figure publike që përfaqëson shumë familje të ngjashme me timen”, shkruan Bajrami në letrën e hapur.

Ajo paralajmëroi se nëse institucionet nuk veprojnë, historia do t’i kujtojë udhëheqësit aktualë si “ata që lanë pas dore fëmijët më të brishtë të këtij vendi”.

Related Articles