Presidenti i Lille, Olivier Letang, ka konfirmuar bisedimet me Juventus për Edon Zhegrovën, por theksoi se ‘dyert ishin pak më të hapura atëherë sesa janë sot’.
Në ditët e fundit janë raportuar disa herë se klubet po afrohen drejt një marrëveshjeje, edhe pse çmimi i kërkuar ishte 25 milionë euro.
Kjo shumë konsiderohej e tepruar për një lojtar që, për më tepër, ka kontratë deri në qershor 2026, pa ndonjë shenjë për një zgjatje të afërt.
Në një konferencë për shtyp sot (e premte), presidenti i LOSC, Letang, shpjegoi situatën nga këndi i tij.
“Ai ka stërvitur me ne, është këtu dhe në dispozicion të trajnerit. Kjo sepse ka shumë mundësi që ai të qëndrojë me ne këtë sezon”.
“Njoh shumë mirë drejtorin e Juventusit, Damien Comolli, kemi folur disa herë që kur ai mori drejtimin te Juventus”.
“Është e vërtetë që kemi pasur disa bisedime disa javë më parë. Dyert ndoshta ishin pak më të hapura atëherë sesa janë tani. Pozicioni im është se Edoni do të qëndrojë me ne këtë sezon”.
“Për më tepër, deri tani nuk kemi marrë asnjë ofertë. Mediat italiane shpesh e ekzagjerojnë situatën. Nuk ka asnjë marrëveshje dhe asnjë diskutim për largimin e Edonit drejt Italisë”, ka thënë Letang.
Mediat italiane raportuan se Zhegrova kishte rënë dakord për kushtet personale me Juventusin dhe se ata do të ishin destinacioni i preferuar për hapin e radhës në karrierën e tij.