Pas “luftës” i zgjatin dorën njëri-tjetrit

Pas “luftës” i zgjatin dorën njëri-tjetrit

Anëtari i Partisë së Ndryshimit, Sergiu Tofilat goditi me grushta dhe rrëzoi, ish Zëvendës Ministrin, Ghenadie Cosovan në një studio televizive gjatë transmetim të drejtëpërdrejtë, transmeton Gazeta “Enigma”.

Sergiu Tofilat, ish-këshilltar presidencial i Maia Sandu, dhe Ghenadie Cosovan, ish zv/ ministër, njëkohësisht edhe veteran i luftës, nuk arritën të gjenin gjuhë të përbashët.

Pas kritikave të ashpëra ndaj njëri tjetrit gjatë debatit, Cosovan e spërkati me ujë Tofilat, kurse ky i fundit i’u hodh me grushta.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në emisionin  “Ora e Ekspertizës” në TV Jurnal, kanal televiziv në Republikën e Moldavisë, ku pas këtij incidenti transmetimi i këtij emisioni u ndërpre.

Më poshtë mund të shikon videon e publikuar në kanalin YouTube nga vetë televizioni në fjalë.

Gjithashtu bëhet e ditur se konflikti mes tyre në fund është zgjidhur, ku dy mysafirët kërkuan falje dhe shtrënguan duart me njëri tjetrit.

Pas shtrëngimit të duarve, Cosovan është shprehur për TV Jurnal, se edhe ai ka qen i ri, kshtu që e kupton Tofilat për reagimin tij.

Në anën tjetër, Sergiu Tofilat, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shprehur keqardhje për incidentin.

“Ishte situatë ku nuk dija të kontrolloja emocionet e mia dhe pendohem për atë që ka ndodhur” është shprehur ai.

Njëkohësisht, Tofilat ka shkruar që dhuna është e papranushme dhe se mosmarrëveshjet nuk zgjidhen në këtë formë.

“Pendohem për këtë incident”, ka shkruar në fund Tofilat./Gazeta Enigma/.

Postimi i plotë:

Related Articles