Arrinë në Gjykatë i dyshuari për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

Arrinë në Gjykatë i dyshuari për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

Para pak çastesh është dërguar në Gjykatë, Lubisha Milkoviq, i dyshuar për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës para objektit të Komunës së Zveçanit më 29 maj të vitit 2023, raporton Gazeta Enigma.

Dje Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar të hënën Gjykatës Themelore në Prishtinë ta urdhërojë një muaj paraburgim për një burrë të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin e vitit 2023, kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

Prokuroria tha të hënën se “janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore” që i dyshuari të mbahet në paraburgim për 30 ditë.

Ai dyshohet se i ka kryer katër vepra penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Më 29 maj të vitit 2023, 93 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë. Të lënduar nga kjo përplasje pati edhe në anën e protestuesve.

Related Articles