Kryeparlamentari Basha kërkon unitet nga deputetët, e quan të shenjtë luftën e UÇK-së

Kryeparlamentari Basha kërkon unitet nga deputetët, e quan të shenjtë luftën e UÇK-së



Kryeparlamentari i ri, Dimal Basha ka mbajtur fjalën e tij hyrëse në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast ka përmendur gjithë ata që punuan e luftuan për pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Enima.

Ai ka ftuar gjithë deputetët për unitet në të mirë të Kosovës.

“Pres të kemi dallime, pres që të bëhemi bashkë aty ku e kërkon interesi i vendit. Dua të shoh kritika, por edhe altenativa, për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar”, tha Basha.

“Në emër të kryetarit të Kuvendit ju bëjë thirrje për bashkëpinim dhe unifikim, është koha të dëshmojmë që do të punojmë së bashku për interesin e vendit tonë për të cilën u sakrifikuan gjenerata të tilla. Ky popull ka dëshmuar se di të ngrihet për kauza të tilla”, theksoi ai.

Ai ka lavdëruar punën e bërë në veri të vendit, duke thënë se është minimizuar krimi në atë pjesë.

“Sot kjo republikë qëndron e pavarur edhe falë ndihmës së shteteve mike në krye me SHBA-në. Ka disa muaj që ky Kuvend është ballafaquar me një sfidë që nuk e ka parë më herët. Por mos harroni, që me gjithë betejat, besoj që ka qenë shkollë që i ka shërbyer demokracisë dhe emancipimit të shoqërisë”, ka thënë ai.

Basha po ashtu përmendi edhe luftën e UÇK-së të cilën ai e quajti të shenjtë.

“Kemi shembullin e udhëhqësit të urtë presidentit Ibrahim Rugova i cili me maturinë e tij dinte të tejkalonte veten për shtetin e Kosovës. Populli u bashkua rreth UÇK-së me komandatin e saj legjendar Adem Jashari për të luftuar një regjim fashist. Lufta e UÇK-së ishte luftë për ta luftuar terrorin që. Lufta e UÇK-së ka qenë dhe mbetet e shenjtë për gjithë ata që e duan lirinë dhe pavarësinë e popullit”, shtoi ai.

Ai s’la pa përmendur edhe Serbinë, ku pati një thirrje për gjithë deputetët. “Të qëndrojmë të bashkuar përballë Serbisë që ende shpërfaq interesa kundrejt republikës sonë”. / Gazeta Enigma.

Related Articles