Edon Zhegrova merr pasaportën e Shqipërisë

Edon Zhegrova merr pasaportën e Shqipërisë

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare dhe këtë e ka bërë të ditur vetë përmes një ‘story’ në profilin e tij privat në Instagram. Ky zhvillim pritet t’i hapë rrugën një transferimi të mundshëm nga Lille te Juventusi.

“Zonja e Vjetër” po e sheh 25-vjeçarin si alternativën kryesore për të zëvendësuar Nico Gonzalez, në rast se ky i fundit transferohet te Atletico Madrid.

Sipas Corriere dello Sport, ditët në vijim priten kontaktet vendimtare midis palëve, me Juventusin që raportohet se është gati të paraqesë një ofertë zyrtare, duke nisur nga shuma prej 20 milionë eurosh.

Një marrëveshje paraprake është arritur tashmë mes Zhegrovës dhe klubit italian për një kontratë pesëvjeçare, me vlerë rreth 2.5 milionë euro në vit.

Përveç marrëveshjes me Juventusin, transferimi i tij është lehtësuar edhe nga fakti që Zhegrova ka marrë shtetësinë shqiptare. Në rrjetet sociale, ai ka publikuar dekretin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, për dhënien e pasaportës, ndërsa është parë edhe në një bisedë me kryeministrin Edi Rama, i njohur si tifoz i madh i Juventusit.

Related Articles