Policia e Kosovës përmes raportit 24- orësh ka njoftuar se dy persona kanë arritur të arratisen nga Kampi i Azilantëve në Vranidoll, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ata kanë theksuar se Policia ka arritur ta ndaluar njërin nga azilantët, ndërsa tjetri është ende në kërkim.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që nga dy azilantë, shtetas të huaj të cilët kanë tentuar të arratisen, njërin e kanë ndaluar, ndërsa tjetri është në kërkim. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/