Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka njoftuar se sot janë planifikuar rekord operimesh në aeroportin “Adem Jashari”, raporton Gazeta Enigma.
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), përmes një komunikate njofton se gjatë 24 orëve janë të planifikuara gjithsej 130 operime të fluturakeve në ASHNA, operime këto të cilat realizohen nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Përveç 8 operimeve, gjithë të tjerat janë operime komerciale”, thuhet në njoftim të ANSH.
Krahas arritjes së bashkatdhetarëve përmes linjës ajrore, një numër i madh i tyre, po vazhdojnë të vijnë në Kosovë me automjetet e tyre dhe autobusë.
Por, për dallim nga vitet e tjera, në vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje, veçmas me Serbinë, nuk janë regjistruar pritje të gjata.