Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në fshatin Rimanishtë të Prishtinës

Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në fshatin Rimanishtë të Prishtinës

Një trup i pajetë i një mashkulli rreth 30-vjeç është gjetur sot në fshatin Rimanishtë të Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se rreth orës 16:00, kanëpranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës.

Tutje Borovci shtoi se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 30 vjeç.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.​”, tha Borovci. 

Related Articles