Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka deklaruar për Gazetën Enigma, se çfardo provokimi që vjen nga serbët e komunave veriore, duhet të trajtohet me seriozitet nga institucionet e drejtësisë. Kjo pasi sipas tij, të njëjtat mund të jenë “sinjal për ndonjë eskalim eventual në atë zonë”, shkruan Gazeta Enigma.
“Rasti i grafiteve në veri është një sinjal i josigurisë në Kosovë. Kjo është një dëshmi se grupet kriminale terroriste akoma janë prezente në veri dhe të njëjtat kanë mundësi për realizimin e veprimeve si vendosjen e e afisheve dhe mundësisë së organizimit të veprimeve propagandistike përmes formave sic janë edhe këto llojë afishe apo forma të tjera të grafiteve që vendosen në murale ose vende të ndryshme”, ka thënë Elezi.
Sipas tij këto provokime të serbëve të asaj zone “tregojnë qartazi që grupet kriminale terroriste serbe kanë njerëz që i organizojnë kundër rendit të Republikës së Kosovës, dhe se janë një lloj paralajmrimi që rrezikon rreziku i organizimit të vepriemve kundër rendit demokratik në vend”.
Sipas tij serbët përmes këtyre aksioneve po tentojnë të krijojnë një narrativë, se Qeveria aktuale po minon të drejtat e serbëve të këtyre komunave. “Ne duhet ti trajtojmë me kujdes këto veprime sepse mund të jenë kërcenim serioz për vendin, dhe e dyta pikërisht sepse përdorin këtë lloj paralajmrimi kundrejt LVV-së dhe Kurtit, ngase po mundohet të krijohet një opinion që kjo qeveri po minon të drejtat e serbëve në Kosovë dhe se ky lloj angazhimi i tyre mund të mobilizoj serbët në drejtim të asaj që Kosova po minon të drejtat e serbëve në përgjithësi, e posaqërisht në veri”.
LEXO EDHE: Provokimet e fundit në Veri – Destabilizim i qëllimshëm apo skenar i konsumuar?
Sipas tij krejt kjo po bëhet si “një përpjekje për të krijuar rrethana të reja për të marrë mbështetjen e serbëve në atë zonë”.
“Për të mbështetur protestat e ndryshme dhe më pas edhe eskalimin eventual duke marrë parasysh edhe mbështetjen eventuale që mund të vijë nga qytetarët serb, e më pas edhe mbështetjen që do ti vijë nga Beogradi zyrtar, apo strukturat e shërbimeve cofshin sekrete apo edhe ruse”, shtoi eksperti i sigurisë.
Sipas tij “institucionet me seriozitet maksimal duhet ti trajtojnë këto paralajmrime dhe të sigurojnë informacione për personat që kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme për këto raste dhe të njëjtit t’i vendosin para drejtësisë”. / Gazeta Enigma.
Elezi: Grafitet në Veri – sinjal se grupet kriminale terroriste janë akoma prezente
