Vetaksident me traktor në Leposaviq, vdes një 16-vjeçar

Vetaksident me traktor në Leposaviq, vdes një 16-vjeçar

Një 17-vjeçar ka humbur jetën sot në Leposaviq si pasojë e një aksidenti me traktor, ka bërë të ditur Policia e Kosovës për Gazetën “Enigma”.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Ai ka thënë se viktima është një 16-vjeçar.

“Rreth orës 11:00, morëm njoftim nga shërbimi i Ndihmës së Shpejtë se në këtë fshat kishte ndodhur një aksident. Kur shkuam në vendngjarje bashkë me ta, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen në vend të djalit i cili ishte i lindur në vitin 2008. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra kur u përmbys me traktor”, tha Elshani.

Related Articles