Lirohet kameramani Jetmir Muji

Lirohet kameramani Jetmir Muji

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se pas disa orësh të mbajtjes në Stacionin Policor Qendër, kameramani Jetmir Muji është liruar.

Ai është arrestuar nga Policia, pasi po incizonte në shkollën ku vijojnë mësimin fëmijët e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Për këtë, ka dalë me deklarim edhe vet presidentja.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm arrestimin dhe mbajtjen arbitrare të Mujit për disa orë në Polici, dhe kërkon përgjegjësi nga ana e Policisë së Kosovës për abuzim me detyrën nga ana e pjesëtarëve të saj.

Related Articles