Pas akuzave të presidentes Osmani për bashkëpunim të disa gazetarëve me Radoiçiqin si dhe për veprimtari të kundërligjshme siç ka thënë “të të ashtuquajturëve gazetarë”, Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se asnjë gazetar nuk është nën hetim nga ana e Prokurorisë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, tha për RTV21 se prokuroria vazhdon të veprojë në përputhje të plotë me ligjin, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se asnjë gazetar nuk është nën hetim nga Prokuroria Speciale dhe nuk ka asnjë rast të hapur që përfshin gazetarët. Prokuroria Speciale vazhdon të veprojë në përputhje të plotë me ligjin, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë dhe profesionalizmin në çdo rast”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Arbnora Luta.