Hoti pas pezullimit të dialogut me SHBA-në: Para 5 vitesh në Shtëpinë e Bardhë, sot të suspenduar

Hoti pas pezullimit të dialogut me SHBA-në: Para 5 vitesh në Shtëpinë e Bardhë, sot të suspenduar

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, që konfirmon pezullimin pa afat të dialogut strategjik me Kosovën, për shkak të veprimeve dhe deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Shumë keq. Para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë. Sot suspendohet dialogu edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova nuk e meriton këtë lidership.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai kritikoi ashpër drejtimin aktual të vendit, duke shtuar se lidershipi është i përfshirë në debate e fyerje ndaj gazetarëve, bizneseve e partive politike që nuk i përkrahin.

Ky reagim vjen pas një deklarate të ambasadës amerikane, ku thuhet se vendimi për pezullim është marrë për shkak të veprimeve të Qeverisë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.

Related Articles